MIRËSEVINI! 
“Forca që ndërton të ardhmen”

 
 
 
 
 
 
 
 
 

IMERI7_ShpkKush jemi ne ...

Kompania jonë është e specializuar në ndërtimin e strukturave të betonit të armuar për godina banimi dhe komerciale. Me një eksperiencë të gjatë në fushën e ndërtimit, ne ofrojmë shërbime për projektet e ndërtimit, duke u fokusuar kryesisht në strukturat beton arme duke siguruar cilësi dhe qëndrueshmëri për çdo godinë.

 
 
 
 
 

VIZIONI

Investoni në ide të reja dhe eksploroni mundësi të reja për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për komunitetet në të cilat jemi të pranishëm.

Punojmë për të krijuar mundësi investimi për një të ardhme më të mirë e më të begatë të komunitetit ku jemi të pranishëm.

 
 
 
 

Misioni

Misioni ynë është të ndërtojmë kompani të forta duke promovuar inovacionin, duke krijuar mundësi të barabarta për njerëzit tanë për t'u rritur dhe duke pasur një gjurmë pozitive në shoqëri.

Synojmë të ndërtojmë kompani lider ne tregun e ngjashëm duke përkrahur zhvillimet e reja dhe duke krijuar mundësi të barabarta për karrierën e punonjësve tanë.

 
 
 
 

PROJEKTE NE ZBATIM

Kompania jonë është e specializuar në ndërtimin e strukturave të betonit të armuar për godina banimi dhe komerciale. Me një eksperiencë të gjatë në fushën e ndërtimit, ne ofrojmë shërbime për projektet e ndërtimit, duke u fokusuar kryesisht në strukturat beton arme duke siguruar cilësi dhe qëndrueshmëri për çdo godinë.

 
 
 
 
 

Tirana Entry 2

Projekti i zbatuar përbëhet nga 5 godina, të pozicionuara pranë rrugës kryesore “29 Nëntori,” e cila shërben si aksi kryesor që lidh Tiranën me Durrësin.

Për shkak se ndodhet në një nyje të rëndësishme komunikimi, ofron akses të lehtë për në Durrës, Tiranë, Kamëz dhe pjesët e tjera veriore të Shqipërisë.

 
 

Rezidenca Porcelani

Projekti "Residenca Porcelani" është një tjetër projekt ku ne jemi nënsipërmarrësit kryesorë në ndërtimin e strukturave të betonit të armuar. I pozicionuar në "Rrugën Xhanfize Keko, Xhamlliku, Njësia Bashkiake Nr. 3, Tiranë".

 
 

KOMPLEKSI RESIDENCIAL FARKË

Projekt tjetër ku ne jemi nënkontraktorë kryesorë është kompleksi i vilave luksoze me investitor “Hekla”. Ne kemi marre përsipër kryerjen e të gjitha punimet të betonit të armuar me cilësi të lartë. Ekspertiza jonë në ndërtimin e strukturave të betonit të armuar është thelbësore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e këtij kompleksi.

 
 
 

Projekti i Ndërtimit të Kompleksit të Banimit në Thumanë

Një tjetër projekt i rëndësishëm ku kemi marrë pjesë si nënkontraktorë është ndërtimi i strukturave të betonit të armuar në kompleksin e banimit në Thumanë. Ky kompleks u ndërtua për të strehuar banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm, pasi Thumana ishte një nga zonat më të prekura, duke qenë epiqendra e tërmetit që goditi Shqipërinë.

Separator

 

 

Projekti "Albanopoli"

Një tjetër projekt i përfunduar me sukses nga ekipi ynë është “Albanopoli,” një ndërtesë moderne me destinacion banimi dhe shërbimesh, e vendosur në Rrugën e Burgut, pranë ndërtesës së SPAK në Tiranë.

Ky objekt 7-katësh, me një kat të dedikuar për parkim, është projektuar dhe ndërtuar për të ofruar një kombinim optimal midis hapësirave rezidenciale dhe atyre komerciale, duke plotësuar nevojat e banorëve dhe bizneseve lokale.

 
 

Projektet "Venatino" në Kamëz

Një tjetër projekt ambicioz ku kemi pasur kënaqësinë të kontribuojmë është seria e komplekseve rezidenciale dhe komerciale "Venatino," investuar nga kompania “Kotarja.”

Këto projekte ruajnë një stil dhe pamje unike, duke sjellë një kombinim të harmonishëm të arkitekturës klasike me funksionalitetin modern. “Venatino” shquhet për fasadat e tij të stilit klasik, të cilat dallohen për bardhësinë e tyre dhe veçantinë estetike, duke krijuar një identitet të dallueshëm në çdo vendndodhje.