Një tjetër projekt ambicioz ku kemi pasur kënaqësinë të kontribuojmë është seria e komplekseve rezidenciale dhe komerciale "Venatino," investuar nga kompania “Kotarja.”

Këto projekte ruajnë një stil dhe pamje unike, duke sjellë një kombinim të harmonishëm të arkitekturës klasike me funksionalitetin modern.

“Venatino” shquhet për fasadat e tij të stilit klasik, të cilat dallohen për bardhësinë e tyre dhe veçantinë estetike, duke krijuar një identitet të dallueshëm në çdo vendndodhje.

“Venatino 1" dhe "Venatino 2" janë të pozicionuara në zonën e Kamzës, duke ofruar një pamje të këndshme dhe një lokacion të përshtatshëm për banorët dhe bizneset.

Aktualisht, jemi të angazhuar në ndërtimin e "Venatino 2," i cili ndodhet në "Rrugën Skënderbeu." Ashtu si paraardhësi i tij,

Venatino 1, i cili ndodhet në "Rrugën Teuta," shumë pranë "Bulevardit Blu," u përfundua me sukses në vitin 2023.

Ky kompleks ofron akses të lehtë në transportin urban dhe lehtësira të tjera, si qendra mjekësore, shkolla, çerdhe, supermarkete, dhe të gjitha facilitetet e tjera të nevojshme për një jetesë komode.

Aktualisht, jemi të angazhuar në ndërtimin e "Venatino 2," i cili ndodhet në "Rrugën Skënderbeu." Ashtu si paraardhësi i tij,

Venatino 2 do të ruajë të njëjtën stilistikë klasike dhe do të sigurojë standarde të larta ndërtimi, duke përfshirë edhe punimet tona të betonit të armuar për të garantuar qëndrueshmërinë dhe cilësinë e ndërtesës.