Tirana Entry II

Objektet ndodhen përgjatë aksit të rrugës “29 Nëntori” pranë mbikalimit tek qendra tregtare "Casa Italia", Tiranë. Projekti përfshin një kompleks të përbërë nga Godina banimi dhe Shërbime, Hoteleri, Institucione Bankare, Institucione Shëndetësore, me standarde të larta dhe bashkëkohore.

Projekti zhvillohet në 5 godina.

Sheshi i ndërtimit kufizohet në jug nga rruga "29 Nëntori" e cila është aksi kryesor Tiranë-Durrës. Gjithashtu, ndodhet në një nyje të rëndësishme kominikimi midis Durrësit, Tiranës dhe pjesës veriore, Kamëz, etj. Rruga kryesore e lidh sheshin me qendrën e Tiranës, në vijë të drejtë, nëpërmejt rrugës së Durrësit.

Godinat nuk do të përdoren vetëm për banim. Në Godinën 2 do të ketë banim dhe shërbime,  Godina 3 do të ketë disa institucione bankare në katin përdhe, ndërsa në katet e tjera do të jetë për banim. Godinat 4 dhe 5 që gjenden përkatësisht në brendësi të sheshit, njëra ka formë "L" dhe tjera përballë saj, do të kenë funksion hotelerie ku do të jenë dy hotele të pavarur nga njëri-tjetri të cilët lidhen vetëm në katin e parkimit, kat i cili do të jetë i përbashkët. 4 nga godinat përshkohen nga pasazhe kambësorësh me gjerësi të konsiderueshme rreth 6 metra, për ta bërë më të aksesueshme hapësirën rekreative dhe për të mos krijuar ndarje të ngurta përgjatë saj.