Tirana Entry II

Objektet ndodhen përgjatë aksit të rrugës “29 Nëntori” pranë mbikalimit tek qendra tregtare "Casa Italia", Tiranë. Projekti përfshin një kompleks me Godina banimi dhe shërbime, Hoteleri, Institucione bankare, Institucione shëndetesore, me standarde të larta dhe bashkëkohore.

Projekti zhvillohet ne 5 godina.

Sheshi i ndërtimit kufizohet: në jug nga rruga "29 Nëntori" e cila është aksi kryesor Tiranë-Durrës. Gjithashtu, ndodhet në një nyje të rëndësishme kominikimi midis Durrësit, Tiranës dhe pjesës veriore, Kamëz, etj. Rruga kryesore e lidh sheshin me qendrën e Tiranës, në vijë të drejtë, nëpërmejt rrugës së Durrësit.

Godinat do të përdoren vetëm për banim. Në Godinën 2 do të ketë përveç banimit edhe ambiente për shërbime, Godina 3 do të ketë disa institucione bankare në katet përdhe, ndërsa në katet e tjera do të jetë me ambiente banimi. Godinat 4 dhe 5 që gjenden përkatësisht në brendësi të sheshit, njëra godinë ka formë L dhe tjera përballë saj, do të kenë funksion hotelrie ku do të operojnë dy hotele të pavarur nga njëri-tjetri të cilët lidhen vetëm në katin e parkimit i cili do të jetë një dhe i përbashkët. Të 4 nga godinat përshkohen nga pasazhe këmbësorësh me gjerësi te konsiderueshme rreth 6 metra, për ta bërë me të aksesueshme hapësirën rekreative dhe për të mos krijuar ndarje të ngurta përgjatë saj.