KOMPLEKSI RESIDENCIAL FARKË

Projekt tjetër ku ne jemi nënkontraktorë kryesorë është kompleksi i vilave luksoze me investitor “Hekla”. Ne kemi marre përsipër kryerjen e të gjitha punimet të betonit të armuar me cilësi të lartë. Ekspertiza jonë në ndërtimin e strukturave të betonit të armuar është thelbësore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e këtij kompleksi.

 
 

 

Ekspertiza jonë në ndërtimin e strukturave të betonit të armuar ka siguruar që çdo detaj i projektit të realizohet me saktësi dhe cilësi të lartë, duke i bërë vilat jo vetëm estetike dhe funksionale, por edhe të qëndrueshme dhe të sigurta për breza të tërë.

Rezidenca e Vilave është një nga projektet më të mira për sa i përket vendndodhjes, e pozicionuar në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër, vetëm 1.2 km nga Liqeni i Farkës dhe 3.6 km në vijë ajrore nga qendra e Tiranës. Zona është e njohur për zhvillimin e komplekseve rezidenciale të vilave dhe ka akses të lehtë në fshatrat piktoreske përreth.

Ky kompleks rezidencial është unik në llojin e tij, me një dizajn bashkëkohor ku gjelbërimi, kopshtet dhe hapësirat publike përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të sipërfaqes së truallit. Projekti është konceptuar për të ofruar një standard të lartë jetese, me fokus te cilësia e ndërtimit, arkitektura moderne, orientimi i përshtatshëm dhe ambiente të rehatshme për banorët.

Hapësirat rekreative të dizajnuara në harmoni me natyrën i japin mundësi banorëve të jetojnë shëndetshëm, në privatësi dhe të shijojnë peizazhet e gjelbëruara dhe oborret e personalizuara. Cilësia absolute e ndërtimit dhe standardi i certifikuar i materialeve të përdorura janë thelbësore për projektin, duke siguruar që çdo vilë të ndërtohet për të përmbushur standardet më të larta të qëndrueshmërisë dhe estetikës. Struktura e betonit të armuar në këtë kompleks është ndërtuar me përpikmëri dhe teknikë të avancuar, duke siguruar siguri dhe qëndrueshmëri për të gjitha ndërtesat.